102-vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar , Kumbaro : Vazhdojmë me menaxhimn e pyjeve
di Redazione
27/01/2025
Sot shënohet 102-vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar, një moment domethënës që përfaqëson me angazhimin e pandërprerë për mbrojtjen dhe rritjen e pasurive pyjore. Gjatë Vitit të Pyjeve, ministria ogranozoi mbledhje të veçanta në mbjelljen dhe menaxhimin e pyjeve, si dhe në edukimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së natyrës. Ky përkushtim vazhdon me intensitet edhe në sezonin aktual të mbjelljeve.
Një zhvillim i rëndësishëm i ditës së sotme është po ashtu dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e pasurisë natyrore të dy vendeve dhe përmirësimin e menaxhimit të resurseve pyjore.
Memorandumi synon:
- Përmbushjen e detyrimeve për aderimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.
- Shkëmbimin e praktikave më të mira dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat që lidhen me ndryshimet klimatike.
- Zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e pyjeve, bazuar në marrëveshjet ndërqeveritare të të dy vendeve.
Ky partneritet jo vetëm që përforcon kapacitetet për mbrojtjen e pyjeve, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmbushjen e objektivave strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.