112 vjetori Policisë së Shtetit , Proda : Mirënjohje Dëshmorëve të Policisë së Shtetit
di Redazione
13/01/2025
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtues Madhor Ilir Proda , ndodheshin sot paradite në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës së bashku me familjarët e tyre.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohje të thellë dhe respekt të lartë për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, të cilët njëkohësisht janë Dëshmorë të Atdheut, duke theksuar se gjaku i tyre është i gdhendur në flamurin kombëtar dhe themelet e kombit shqiptar. Ai shtoi se kujtimi dhe emri i çdo kolegu të rënë në përballjen me krimin shërbejnë si një burim frymëzimi i vazhdueshëm, duke bërë që Policia e Shtetit të jetë sot më e përkushtuar se kurrë për mbrojtjen e simbolit kombëtar, jetës dhe pronës së qytetarëve.
"112 vite histori janë dëshmi e rrugëtimit tuaj, por edhe një angazhim për të ardhmen. Kjo ditë nuk është vetëm një moment festimi, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësitë që na presin përpara. Le të punojmë së bashku për të forcuar më tej besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë dhe më të drejtë për të gjithë."
"Urime për këtë përvjetor të rëndësishëm!"
"Lavdi Dëshmorëve të Policisë, lavdi Dëshmoreve të Atdheut!"
"Rroftë Policia e Shtetit shqiptar!"
"Faleminderit!"
Shprehu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda gjatë fjalimit të tij.

Articolo Precedente
Rama : Vijojnë punimet për dy unazat në Durrës , reduktojnë trafikun dhe sjellin zhvillim
Articolo Successivo
Ja kush do të jenë aftësitë më të kërkuara në vitin 2030