Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

21 Nëntor: 4 eventet e ditës në Tiranë për një mbrëmje të këndshme

21/11/2023

21 Nëntor: 4 eventet e ditës në Tiranë për një mbrëmje të këndshme

Është vetëm e martë dhe java sapo ka nisur ndryshe në Tiranë. Kryeqyteti nuk lë hapësira për t`u mërzitur, ka gjithnjë një aktivitet ku mund ta gjeni veten.

Filma

Për të gjithë ata që filmat nuk i ndajnë nga programi i ditës The Hunger Games: The Ballad of Songbirds and Snakes do të transmetohet në Cineplexx në 15:45.

Historia e Coriolanus Snow, vite përpara se ai të bëhej Presidenti tiranik i Panem. Ai është i pashëm dhe simpatik, dhe megjithëse familja Snow ka kaluar në kohë të vështira, Coriolanus sheh një shans për një ndryshim në fatin e tij kur ai zgjidhet të jetë një mentor për Lojërat e 10-ta të Urisë, vetëm për t’i dhënë fund ngazëllimit të tij kur ai caktohet për të mentoruar një vajzë të quajtur Lucy Grey Baird nga Distrikti i varfër 12.

Libra

N`kohë për veten, është ky libri që do të prezantojë autori Fitim Uka. Eksploron mënyra se si të mendoni ndryshe, të reflektoni e të jeni empatikë. Përurimi i librit do të zhvillohet në Europe House, më 21 nëntor, prej orës 17:00.

Ekspozita nëntor 26

Me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur: Aleksandër Filipi, Anastas Konstandini, Adrian Devolli, Andi Hila, Artan Buca, Ardit Boriçi, Agron Mesi, Buron Kaceli, Dea Tili, Denisa Brahimi, Eniela Veveçka, Erion Bardhi, Erina Dibra, Fatmir Juka, Gazmend Leka, Hasan Çapari, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Taçi, Merita Selimi, Meri File, Nikolin Ivanaj, Nesti Taço, Pandeli Lena, Shpëtim Kërçova, Pëllumb Bylyku, Orlis Vathi, Zef Shoshi, të ftuar: Besnik Erëbara, Lec Shkreli , Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës së përvitshme të pikturës shqiptare.

Biseda trajnimi

Seanca e parë e Tour Guide Training me temë “Historia e Shqipërisë”, ditën e martë, me datë 21 nëntor, ora 18:30 do të mbahet pranë Qendrës Dua.

Me moderator z. Lavdosh Jaupaj (arkeolog), do të zhyteni në mozaikun e pasur të historisë së Shqipërisë, nga rrënjët e saj antike përmes epokës Bizantine, deri në periudhën e gjallëruar mesjetare, duke zbuluar një trashëgimi të kulturave të ndryshme dhe të qëndrueshme.