33 vite nga themelimi i Policisë Ushtarake, Vengu në garnizonin e Vaqarrit: Transformimi dhe modernizimi i strukturës
di Redazione
12/02/2025
Me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Policisë Ushtarake , Pirro Vengu vizitoi garnizonin e Vaqarrit.
Ministri Vengu e bëri këtë ngjarje të ditur përmes pamjeve të cilat postoj dhe në rrjete sociale.
"Në 33-vjetorin e themelimit, Policia Ushtarake vazhdon të përmbushë misionin e saj, sot në kushte edhe më të favorshme falë infrastrukturës së shtuar në garnizonin e Vaqarrit."
"Kam besimin se Nënkoloneli Dhimitër Selmanaj, i emëruar Komandant i ri i Policisë Ushtarake , do të çojë më tej ambicien tonë për forcimin dhe modernizimin e kësaj strukture të rëndësishme të Forcave të Armatosura, me fokus të veçantë në misionet jashtë vendit, mbështetjen për emergjencat civile dhe bashkëpunimin efikas me agjencitë e tjera ligjzbatuese."
Gjithashtu ai shprehu dhe mbështetjen financiare të personelit të FA
"Mbetemi të angazhuar për të vijuar mbështetjen financiare të personelit të kësaj strukture dhe të gjithë Forcave të Armatosura."