4 mënyra efektive se si të kaloni nga të punësuar në të vetëpunësuar
di Redazione
14/08/2023
Nëse po mendoni të bëni hapin nga i punësuar në të vetëpunësuar, do të ndjeni një përzierje emocionesh.
Fillimi i një biznesi të ri nga e para është një perspektivë e frikshme për shumë njerëz, duke mbajtur brenda një sërë të panjohurash.
Mënyra më e mirë është të bëni një plan bazuar në situatën tuaj aktuale.
Filloni aty ku jeni dhe përdorni ato që keni, si një mënyrë më e butë dhe më pak e frikshme për të kaluar këtë tranzicion.
Më poshtë do të gjeni pesë mënyra efektive e të sakta se si të kaloni nga të punësuar në të vetëpunësuar.
Bëni rolin tuaj ekzistues si një profesionist i pavarur
Një opsion i mirë është të merrni rolin që keni aktualisht, për të njëjtën kompani, por në bazë të pavarur dhe jo si të punësuar. Ajo që ka rëndësi për punëdhënësin tuaj ekzistues nuk është numri i orëve që bëni, por rezultatet që prodhoni dhe cilësia e punës suaj.
Nëse e dini se puna juaj ju merr më pak se 40 orë në javë, shikoni nëse mund ta ktheni punësimin tuaj në një kontratë. Kjo jo vetëm që do t’ju lirojë kohën tuaj për të gjetur klientë të tjerë, por do të thotë që ju mund ta përdorni më mirë kohën tuaj dhe të arrini më shumë me më pak.
Bëhuni pjesë e platformave për të punuar Freelance
Duke supozuar se doni të qëndroni në fushën tuaj aktuale, mund tju bashkoheni tregjeve të pavarura Platforma si Fiverr, Upwork, 99Designs dhe shumë të tjera ju lejojnë që të listoni veten dhe aftësitë tuaja si dhe të siguroni punën e bazuar në projektet tuaja të mëparshme.
Punoni si bashkëpunëtor i personave të tjerë të vetëpunësuar
Dëshironi të bëni punën, por jo zhvillimin e biznesit? Në vend që të përqendroheni në gjetjen e klientëve për veten tuaj, krijoni marrëdhënie me njerëz që bëjnë të njëjtën punë, të cilët mund të kenë shumë për t’ju ofruar dhe kështu merrni trajnimin e nevojshëm.
Shihni bashkëpunëtorët, jo konkurrencën. Dikush që bën pikërisht atë që ju dëshironi të bëni mund të jetë burimi juaj më i madh i të ardhurave nëse lidheni me ta në kohën e duhur. Mos kini frikë të bëni pyetje! Ju kurrë nuk e dini se ku mund t’ju çojë.
Profesionistët e vetëpunësuar me përvojë shpesh kërkojnë mënyra se si mund të fitojnë më shumë para dhe të kenë ndikim thjesht pa punuar më shumë. Jini të sigurt se propozimi juaj është një situatë e favorshme dhe jini të jashtëzakonshëm në çdo ndërveprim me ta. Ata do t'ju shikojnë me sytë e klientëve të tyre, prandaj sigurohuni që të bëni përshtypje.
Bëhuni kontraktor për kompani të tjera
Përveçse mund të pyesni punëdhënësin tuaj aktual nëse mund të bashkëpunoni me ta në këtë formë. Bëni një listë me kompani të cilat mund të jenë të hapur për këto bashkëpunime. Dizajnerat grafikë, për shembull, mund të marrin punë të rregullta e të vazhdueshme nga agjenci të shumta.
E njëjta gjë me profesionistët e teleshitjeve, zhvillimin e biznesit, HR dhe ekspertët ligjorë. Filloni me projekte të vogla dhe ndërtoni gradualisht.
Mblidhni rekomandime dhe vazhdoni të takoni kompani të reja derisa të keni bashkëpunimet e duhura që përmbushin qëllimet tuaja të të ardhurave dhe stilit të jetesës.
Articolo Precedente
Më shumë apo më pak gjum? 5 mite rreth gjumit që hanë gjithmonë debat
Articolo Successivo
Ushqimet që duhet të shmangni për një zemër të shëndetshme