Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Punimet në Teatrin e ri Kombëtar , kryebashkiaku Veliaj ndan pamjet

07/10/2024

Punimet në Teatrin e ri Kombëtar , kryebashkiaku Veliaj ndan pamjet

Punimet për teatrin e ri të Tiranës po avancojnë me ritme të shpejta, siç theksoi kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një inspektimi të realizuar atje. Ai e konsideroi këtë projekt si një skulpturë që do të mbetet për brezat e ardhshëm dhe vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin me kompaninë "Bjarke Ingels Group". "Ne presim që deri në fund të tetorit ose fillim nëntori të kemi dalë në nivelin 0, pra në sipërfaqe, dhe pastaj në pranverë të punojmë pak më shumë në lartësi. Gjatë vitit tjetër, do të kemi përfunduar binan, ose ndryshe karabinan, për t'u futur në fazën e dytë, e cila është teknologjike dhe teknike, ku përfshihen të gjitha pjesët e rekuizitave, të skenës, sinfonisë, ndriçimit e kështu me radhë."

Ai shprehu se kundërshtarët politikë kanë zgjedhur të bëjnë betejë duke shkatërruar, por ne do të vazhdojmë misionin tonë për të ndërtuar. "Kjo punë tani kështu është ndarë, ca do të djegin e do të shkatërrojnë, ca do të krijojnë e do të ndërtojnë. Ne jemi ekipi që krijon e ndërton, ndërsa të tjerët kanë zgjedhur një ekip tjetër që shkatërron dhe djeg. Kjo është demokracia, ndërkohë që ne po e bëjmë teatrin aty ku ishte, por më të bukur, më të madh dhe më të fortë se ç'ishte. Jemi të larë me historinë dhe me besimin që na kanë dhënë qytetarët e këtij qyteti fantastik."

Veliaj gjithashtu e ndau këtë ngjarje në rrjetet sociale, ku publikoi foto dhe video të ndryshme nga kantieri ku po zhvillohen punimet për teatrin e ri.