Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

9.7 milion vizitor të huaj në Shqipëri , Kumbaro prezanton Strategjitë Turistike të Shqipërisë 2023

14/10/2024

9.7 milion vizitor të huaj në Shqipëri , Kumbaro prezanton Strategjitë Turistike të  Shqipërisë 2023

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua takimi vjetor për të analizuar sezonin turistik veror 2024 dhe për të prezantuar Strategjinë e re Kombëtare të Turizmit, me fokusin tek vizioni i Shqipërisë turistike 2030.Ministrja Mirela Kumbaro përshkroi projektet dhe ofroi një bilanc të shifrave, duke nënvizuar se sezoni turistik i këtij viti përfundoi me 9.7 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në shtator.

“9,7 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm. Janë tregues i një turizmi që rritet bashkë me ambiciet tona për të konsoliduar një ofertë me nivelet më të larta të cilësisë, standardeve dhe mikpritjes”, konfirmoi ministrja Kumbaro.

Më pas ajo është shprehur se Shqipëria ka pësuar rritje të ofertave turistike gjatë gjithë vitit dhe në gjithë territorin, kjo u vu re nga rritjet e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura , parqet kombëtare etj

“Kemi zbuluar rrugën për të pasur turizëm të shtrirë në kohë dhe në territor dhe këtë e tregojnë 4.5 milionë vizitorët e zonave të mbrojtura gjatë vitit 2024 apo 1 milionë vizitorët e siteve të kulturës, falë punës së mirë që është bërë në promovimin e trashëgimisë kulturore. E tregojnë gjithashtu 270 ofertat në agorturizëm dhe kërkesa shumë e lartë për të qenë në këtë treg, ndërsa falë strategjisë së Agorturizmit, synimi është që potencialet e këtij sektori të përkthehen në 1000 njësi deri në vitin 2030”, shprehu ministrja.

Gjithashtu u dal tek Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 , duke paraqitur pikat mbi të cilat do ndërtohet modeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe disa objektiva qe ajo synon.

“Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe Ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik”, deklaroj ministrja.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 projekton nje përditësim të produkteve turistike duke e ndarë vendin në 6 rajone turistike.