75% e popullsisë është vaksinuar për mbrojtjen ndaj gripit
di Redazione
20/01/2025
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi sot se procesi i vaksinimit falas kundër gripit të stinës po vazhdon në mënyrë të rregullt në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.
Ajo theksoi se deri më tani është përdorur rreth 75% e dozave të vaksinave të dedikuara për grupet më të rrezikuara.
"Vijon vaksinimi falas ndaj gripit në çdo qendër shëndetësore në të gjithë vendin."
"Deri tani janë përdorur rreth 75% e sasisë totale të vaksinave të siguruara për grupet e riskuara"
"Paralelisht po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pamundur paraqitjen në qendrat shëndetësore."
"Drejtohu tek mjeku i familjes dhe bëj vaksinën ndaj gripit. Mbro veten dhe të tjerët!"