Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

8 Prilli -Dita ndërkombëtare e Romëve

08/04/2025

8 Prilli -Dita ndërkombëtare e Romëve

Më 8 Prill u shpall Dita Ndërkombëtare e Romëve, e shpallur për herë të parë gjatë Kongresit të Parë Botëror të Romëve të mbajtur në Londër në vitin 1971 nga Comité International Rom (CIR). Ky kongres përfaqësonte një hap historik drejt bashkëpunimit ndërkombëtar të komunitetit rom, ku u përcaktuan edhe simbolika të rëndësishme si flamuri dhe himni i tyre.

Origjina e romëve gjurmohet në rajonin që sot përfshin Indinë dhe Pakistanin, ku ata njihej si muzikantë udhëtues.

Romët kanë një gjuhë dhe kulturë unike që i dallon nga popujt e tjerë. Gjatë Mesjetës, ata u shpërngulën drejt Turqisë, Francës dhe Spanjës. Në Spanjë, kultura e tyre u ndërthur me elementë të kulturës iberike, hebreje, myslimane dhe maure, duke dhënë origjinën e stilit të njohur si Flamenco.

Pavarësisht trashëgimisë së pasur kulturore, romët kanë qenë ndër komunitetet më të përndjekura në histori, duke u përballur me persekutime të ashpra nga nazistët, komunistët dhe disa qeveri lokale në Azi dhe Afrikë.

Në fillim të shekullit XIX, shumë romë emigruan drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Brazilit dhe vendeve të tjera të Amerikës. Sipas një raportimi të New York Times, romët nuk përfaqësojnë vetëm një komunitet të dalluar nga ana shoqërore dhe kulturore, por përbëjnë gjithashtu një grup të veçantë edhe nga pikëpamja gjenetike.