Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon standardet më të larta evropiane
di Redazione
09/05/2025
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, sot më i madhi në rajon për nga numri i pasagjerëve, po i nënshtrohet një transformimi të thellë, me ambicie për t’u renditur mes aeroporteve më të bukura në Europë. Ky ndryshim mbështetet në vizionin modern të arkitektit të njohur italian, Marco Casamonti.
Në hyrje të terminalit do të ndërtohet një shesh i gjerë dhe mikpritës për këmbësorët, i cili pritet të kthehet në një hapësirë funksionale dhe estetike për udhëtarët. Po ashtu, një parkim i ri nëntokësor me kapacitet mbi 1000 automjete do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe përvojën e vizitorëve. Këto investime vijnë në një moment suksesi për aeroportin, i cili, pas pandemisë, është bërë lider rajonal për rritjen e numrit të pasagjerëve në nivel europian.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot aeroportin, ku arkitekti italian Marco Casamonti e njohu me fazat e punimeve të deritanishme.
"Të kam dërguar dhe një video dhe gjatë natës ndriçohet e gjitha. Do të përdorim këtë (fasada e jashtme) për të shkruar dhe për të treguar pamje nga Tirana. Tani mungojnë vetëm xhamat e kuq dhe ky shesh do të jetë flamuri i kuq shqiptar me një gjatësi gjysmë kilometri, me granit e mermer , e madhe, me një shqiponjë që lëviz.”
“Poshtë ka dy kate parking me një gjatësi thuajse 1 km dhe hyn direkt në terminal. Parkon brenda dhe shkon direkt në terminal. Parkimi ka 1000 vende. Të gjitha makinat do të shkojnë poshtë dhe këtu do jetë vetëm pedonale.” – shprehu Marco Casamonti gjatë detajeve.
Ndërkohë, Kryeministri Rama vlerësoi progresin e deritanishëm, duke theksuar se aeroporti pritet të jetë një nga më të bukurit në Europë.
"I paparë. Do të jetë më i bukuri në Europë, por edhe fiton goxha hapësirë terminali.” – u shpreh Kryeministri.
Articolo Precedente
Rama: Mirënjohje për Macron , Shqipëria dhe Franca në një kapitull të ri bashkëpunimi
Articolo Successivo
Presidenti Begaj uron qytetarët për Ditën e Evropës