Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Aftësi, karrierë e punësim: Panairi i punës dhe eventet e javës në Tiranë

11/12/2023

Aftësi, karrierë e punësim: Panairi i punës dhe eventet e javës në Tiranë

Tirana feston në dhjetor dhe eventet e organizuara mbushin këtë fundvit me argëtim. Njihuni me aktivitetet e organizuara në kryeqytet.

Carmen

“Carmen ka lindur e lirë dhe e lirë do të vdesë!”

Drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe, do të hapë Kalendarin Artistik të muajit dhjetor, me ariet magjepsëse të kompozitorit, Georges Bizet, duke kapërcyer kufijtë e teatrit tradicional dhe prekur zemrat e artdashësve.

Historia fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don José, takon Carmen-in, një vajzë , e cila provokon ndjenjat e Don José-s, duke sjellë një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonisteve.

Cili është çmimi i lirisë?

Kjo është një shfaqje që fton artdashësit për një katarsis rreth disa pyetjeve ekzistenciale, përgjatë datave 8-9-10-11 dhjetor, në TKOB.

Panairi i `Aftësi, karrierë e punësim`

Konkursi Kombëtar për të diplomuarit gjatë vitit të fundit shkollor 2022-2023, në Arsimin e Mesëm Profesional, Drejtimi Hoteleri Turizëm do të zhvillohet gjatë Edicionit të 8-të të Konkurseve Kombëtare, në kuadër të projektit Vet2Vet Albania, bashkëfinancuar nga Erasmus+ dhe zbatuar nga një konsorcium i AlbanianSkills-National Association for Skills Competitions (NASC):

-SEPR

-EfVET

-Ministria e Financave dhe Ekonomisë

-Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz

-Shkolla Hoteleri-Turizem

-Apro Formazione

-Build Green Group Albania

Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të pranishëm më 13 dhjetor, pranë Expocity.

5 Herë Jo

Filmi i shumëpritur nga publiku, 5 Herë Jo me protagonistë Bora Zemani dhe Donald Veshaj vjen më në fund në Kinema Millenium, më 13 dhjetor.

Shumë të qeshura, argëtim e jo vetëm në këtë prodhim të tyre kinematografik.

Në orën 20:00, zbuloni historinë e Jorës dhe Gjergjit.