Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Agjencitë e udhëtimit: 5 kompanitë më të mira në Tiranë që ofrojnë shërbim cilësor

16/11/2023

Agjencitë e udhëtimit: 5 kompanitë më të mira në Tiranë që ofrojnë shërbim cilësor

Turizmi është veprimtaria e vizitorëve duke ndërmarrë një udhëtim për një destinacion kryesor jashtë vendbanimit të zakonshëm ku jeton, për më pak se një vit, për çfarëdo qëllimi kryesor, duke përfshirë biznesin, kohën e lirë apo qëllime tjera personale. Agjencitë e udhëtimit janë ura e komunikimit e udhëtarit me udhëtimin e dëshiruar.

Kalemi Travel&Tours

Destinacionet e largëta si Maldives, Kuba, Bali apo Tajlanda nuk mbeten më thjesht një ëndërr, pasi prej vitesh Kalemi Travel and Tours ofron paketat turistike, biletë avioni dhe akomodimin në hotel me transfertat aeroportuale si dhe vizat turistike, duke mundësuar vizita në vende ekzotike si kurrë më parë!

Star Tours

Kompania ju mundëson të vizitoni çdo bukuri të Shqipërisë si: zonat arkeologjike, kalatë, alpet, bregdetin dhe shumë të tjera. Turet që organizojnë do t`ju shëtisin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë atraksione turistike në mbarë botën. Star Tours që nga viti 2014 ofron shërbimin e transportit të udhëtarëve me mjetet më të mira të transportit duke siguruar rehati dhe argëtim.

Hima Travel

Një reputacion i shkëlqyeshëm për shërbimet personale, cilësinë dhe vlerën përmes hulumtimeve të gjera dhe një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse e mbështetur nga shtatë vite eksperiencë në industrinë e udhëtimit. Agjentët udhëtojnë në vendet ku ata shesin në baza të rregullta. Ata inspektojnë hotelet më të reja së bashku me hotelet e vjetra që kanë pësuar rinovim.

Vas Tour

Vas Tour gjatë periudhës së dimrit ofron shërbimin e saj në destinacione të njohura si qendra botërore për ski (Kranjska Gora, Vogël, Maribor, Bursa, Mavrovo si dhe destinacione të tjera si Kolashin ose Zhabjak). Një nga shërbimet më cilësore të Vas Tour janë udhëtimet me anije të ofruara nga Costa Crociera dhe MSC Cruise, operatorët më cilësorë dhe të mirënjohur në zonën e Mesdheut dhe më gjerë.

Zenith Travel

Aktiviteti i Zenith Travel ka nisur që në vitin 1992, themeluar nga babai i familjes Sula, i cili filloi transportin për herë të parë nga qyteti i Skraparit. Ai kishte vizionin dhe dëshirën për të ofruar dhe mundësuar një udhetim jo vetëm të rehatshëm, por dhe me çmime të përballueshme. Në vitin 2016, përveç udhëtimeve tokësore, agjencia i mundësoi miqve udhëtarë, mundësinë e udhëtimeve të organizuara me avion dhe paketat individuale, të menduara dhe ideuara për kerkesat e klientëve.

Me çmime të përballueshme, me shërbim cilësor të garantuar dhe me staf profesionistësh gati për të ndihmuar çdo klient, këto pesë agjenci udhëtimi në Tiranë e bëjnë udhëtimin një realitet në pak minuta.