Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Airbnb: Ksamili një nga destinacionet më të kërkuara të këtij sezoni

11/08/2023

Airbnb: Ksamili një nga destinacionet më të kërkuara të këtij sezoni

Çdo vit e më tepër shohim një rritje të numrit të turistëve në vendin tonë, sidomos gjatë periudhës së verës ku përgjatë të gjithë vijës bregdetare të shumtë janë vërshojnë turistë nga e gjithë bota.

Edhe këtë vit në listën e 10 vendeve më të kërkuara për të kaluar pushimet verore 2023 nga Airbnb Inc, Ksamili është renditur në vendin e dytë për nga destinacionet më të kërkuara.

Destinacionet verore më të kërkuara në mbarë botën në tremujorin e parë të 2023:

1. Kuta Utara, Bali
2. Ksamil, Shqipëri
3. Barcelona, Spanjë
4. Londër, Angli
5. Gotland, Suedi
6. Louisville, KY, SHBA
7. Romë, Itali
8. Rouen, Francë
9. Marrakesh, Marok

Ksamili është një fshat i vogël por me një atraksion të madh, detin i cili e bën Ksamilin një nga bukuritë më të mëdha të Shqipërisë, e që arrin ta rendisë atë përkrah plazheve më elitare në botë.

Krahasimi i tij me destinacionet e turizmit elitar nuk ka ardhur vetëm si pasojë e bukurive të plazheve në Ksamil por edhe sepse këto vitet e fundit çmimet janë rritur shumë e në disa nga plazhet edhe çmimet e shezloneve kapin vlerën 200-300 euro.

Por duhet theksuar që kjo vjen si pasojë e kërkesës së lartë për të pushuar në plazhet e pastra e te virgjera të këtij vendi të cilat ngjallin mjaft interes jo vetëm për vendasit por edhe për turistë të huaj nga e gjithë bota e për këtë arsye për të kaluar një ditë në plazhet e Ksamilit duhet të rezervosh shezlonin që një natë më përpara.

GJithashtu pranë gjirit të Ksamilit gjenden edhe tre ishuj të vegjël të cilët mund të arrihen edhe me not, e në to mund të themi që është një parajsë e vërtetë.