Aksesi në Financë për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), ishte tema sot në Këshillin e Investimeve
di Redazione
13/11/2024
Ministri Gonxhaj , zhvilloj sot një takim në Këshillin e Investimeve temën , Aksesi në Financë për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM).
Në një dialog bashkëpunues, përfaqësues nga biznesi vendas, qeveria dhe partnerët për zhvillim shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e opsioneve të përballueshme të financimit dhe thjeshtimin e procedurave për mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme. Diskutimet u përqendruan në mënyrat për të përmirësuar qasjen në financim dhe për të krijuar një mjedis më mbështetës për rritjen dhe inovacionin e këtyre bizneseve, të cilat përbëjnë një shtyllë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në vend.
Seanca u përqendrua në rëndësinë e aksesit në financë si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e sipërmarrjes. Gjatë diskutimeve, u theksua se përmirësimi i qasjes në financim është vendimtar për rritjen e bizneseve dhe për fuqizimin e iniciativave të reja, veçanërisht në sektorët mikro, të vegjël dhe të mesëm, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë kombëtare.
Objektivat e kësaj mbledhje ishin :
● Nisma për zhvillimin e kuadrit rregullator për krijimin e Byrove Private të Kredive.
● Vështirësitë në sigurimin e financimeve për NMVM-të, përfshirë kriteret e larta dhe procedurat burokratike.
● Nevoja për përmirësimin e njohurive financiare në sektorin privat.
● Potenciali i digjitalizimit dhe për të përshpejtuar proceset bankare dhe vlerësimin e kredive.
"U ndanë gjithashtu rekomandime për përmirësimin e skemave të garantimit të kredive dhe mbështetjen për bizneset e drejtuara nga gratë, duke nxitur një klimë më të barabartë dhe të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik" , shprehu Gonxhja gjithashtu në rrjete sociale.