Aksi Kombinat-Ndroq-Plepa , Rama : zhvillim turistik dhe ekonomik i zonës
di Redazione
18/02/2025
Kryeminstri Edi Rama ndau pamje në rrjete sociale nga kantieri aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa.
Ai u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm i cili i jep zonës zhvillim ekonomik e turistik dhe gjithashtu lehtëson qarkullimin Tiranë-Durrës.
Punimet në kantierin e rehabilitimit të aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, kanë arritur në rreth 25% të realizimit. Ky segment, me një gjatësi prej 4,8 kilometrash, po rikonstruktohet për t’iu përshtatur standardeve të kategorisë C.
Zona përreth këtij aksi ka potencial të lartë për zhvillimin e agroturizmit, dhe përmirësimi i infrastrukturës pritet ta nxisë edhe më tej këtë sektor.
Gjithë gjatësia e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa është 27,4 kilometra.
"MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor që tanimë po merr jetë, për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit ekonomik e turistik të kësaj zone, si edhe për të lehtësuar qarkullimin në metropolin Tiranë-Durrës, ju uroj një ditë të mbarë."
Articolo Precedente
Politikat e Arsimit të Lartë 2030 – Rruga drejt Standardeve Ndërkombëtare dhe Integrimit Evropian
Articolo Successivo
Ministri Vengu prezanton zv.ministren e Mbrojtjes Blerina Abrazhdën