Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Aksidentet rrugore/ Përplasjet e makinave çojnë të rinjtë në spital

09/11/2023

Aksidentet rrugore/ Përplasjet e makinave çojnë të rinjtë në spital

Ngjarjet e fundit në Tiranë kanë treguar se jeta e jo vetëm drejtuesve të makinave por edhe kalimtarëve të rastësishëm në trotuar. Aksidentet rrugore po bëhen gjithnjë e më të frikshme duke i rrezikuar ata nga dëmtime të rënda shëndetësore.

Makina që fluturojnë në ajër papritur dhe të tjera që përplasen me banka apo në trotuare, është kjo situate që fatkeqësisht duket se po kthehet në diçka normale e përditshme. Por, sigurisht shoqërohet nga raste të shumta të të rinjve të gjymtuar fizikisht. Këtë të fundit, e përmëndin si pasojë vetë mjekët e traumës.

Rasti në fjalë,i ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet,ku një vajzë u aksidentua me shokun e saj pranë kryeministrisë, të rinjtë iu drejtuan spitalit të merrnin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Vajza bëri një ndërhyrje kirurgjikale dhe së bashku me djalin tani janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë, për mjekët kjo situatë është shqetësuese pasi shumë të rinj nuk janë më të mbrojtur, edhe nëse janë duke ecur në këmbë apo makinë. Duhen marrë masa që aksidentet të reduktohen dhe mos të përsëriten raste të tilla.

Nga ana e policisë kërkohet një përgjegjësi më e madhe për shqyrtimin e shoferëve të pakujdesshëm dhe të vënë gjoba dhe të heqin lejen e qarkullimit të mjeteve për personat që realisht vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Përdoruesit e drogës janë rritur ndjeshëm dhe konsumimi i pijeve alkoolike po vret rrugës. Shpejtësia e lartë është e patolerueshme.

`Koha e rikuperimit mund të jetë nga disa muaj deri në një vit apo më shumë se një vit. Fatalitet janë të larta por dhe invalidideti që ndodh pas një aksidenti mbetet ende në shifra të larta”,- tha mjeku ortoped Zamir Demri.

Në muajin shtator janë regjistruar 93 aksidente rrugore dhe janë plagosur 123 persona sipas INSTAT.