Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

"ALBAdapt" projekti i ri i forcimit të emergjencave

25/11/2024

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, ishte i pranishëm në prezantimin e projektit madhor “ALBAdapt – Programi për Zhvillimin Urban të Qëndrueshëm ndaj Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri”, një nismë e cila ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në përmirësimin e shërbimeve hidrometeorologjike.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e aftësive të vendit për t’u përballur me rreziqet dhe pasojat e fenomeneve ekstreme klimatike. Në aktivitet morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, znj. Belinda Balluku, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, si dhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Zvicrës, ndër të tjerë.

“Çdo vit përmbytjet prekin disa dhjetëra milionë euro nga pikëpamja e dëmshpërblimeve dhe kostove të rikuperimit. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të krijojë një qasje gjithëpërfshirëse. Këtë vit kemi bërë një buxhetim të ndryshëm, kemi bërë ture me të gjitha bashkitë para miratimit të buxhetit për të rritur financimet për infrastrukturën parandaluese dhe rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor”

"Sot Shqipëria nuk ka një mekanizëm paralajmërimi të hershëm plotësisht funksional, ndaj sipas ministrit Vengu, “një prej arsyeve që ky fond është alokuar është mbështetja përmes mekanizmave të burimeve njerëzore. Kjo nënkupton sensorë në gjithë vendin, një sistem që i ndërlidh këto informacione, njerëz të dedikuar që këtë informacion do ta përcjellin te njerëzit e duhur”.