Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Albana Koçiu : Përfituan 44 mijë individ në 59 bashki të Shqipërisë

09/01/2025

Albana Koçiu : Përfituan 44 mijë individ në 59 bashki të Shqipërisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi sot se Fondi Social ka kontribuar në mbështetjen e shërbimeve komunitare dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët në nevojë.

"Në 6 vite funksionim, Fondi Social ka siguruar dhe do të vijojë të mbështesë ofrimin e 84 shërbimeve komunitare në 59 bashki dhe 8 qarqe të vendit, duke ndikuar pozitivisht në jetën e mbi 44 mijë qytetarëve në nevojë."

Me përfshirjen e 681 profesionistëve dhe një buxhet prej 1.5 miliardë lekësh, ky fond garanton shërbime të qëndrueshme dhe lehtësisht të aksesueshme për shtresat më në nevojë.