Albana Koçiu takim me Rafael Mariano Grossi-n drejtorin e IAEA
di Redazione
27/11/2024
Ministrja e Shëndetësië Albana Koçiu zhvilloj një takim me drejtorin e Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) , Rafael Mariano Grossi , me të cilin patën diskutimet në lidhje me teknologjinë bërthamore në mjekisinë dhe mbështetjen që ka shëndetësia Shqipëtare ka marrë prej IAEA.
Tematikat kyçe të cilat u përmirësuan pas këtij bashkëpunimi ishin :
- Infrastrukturën e imazherisë diagnostike.
- Mjekësinë bërthamore dhe radioterapinë.
- Mbrojtjen nga rrezatimi.
- Zhvillimin profesional të personelit tonë shëndetësor.
Projekt në zbatim është instalimi i një akseleratori të ri linear në QSUT , një projekt i cili shërben për trajtimin e kancerit dhe përmirëson cilësin e shërbimeve.
Ajo këtë ngjarje e bëri të ditur në rrjete sociale , po ashtu ndau dhe pamje nga takimi.
"Gjithashtu, falë bashkëpunimit me IAEA, po punojmë për të sjellë për herë të parë pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, një hap madhor në diagnostikimin në fazë të hershme të sëmundjeve onkologjike. Kjo pajisje do të mundësojë një identifikim më të hershëm dhe të saktë të kancerit, duke rritur ndjeshëm shanset për trajtim efektiv dhe jetëgjatësi."
Shëndeti është prioriteti ynë!
Shprehu Ministrja Albana Koçiu.
Articolo Precedente
Balluku ndan pamje nga loti 7 , "Gati brenda vitit"