Albana Koçiu : Viti i ri nis me mamografin falas në qarkun e Shkodrës
di Redazione
10/01/2025
Ministria e Shëndetësis dhe Mbrojtjes Sociale ka bër të mundur se mamografia është falas dhe pa rekomandim nga mjeku familjes gjatë gjithë janarit në qyetin e Shkodrës.
" “BASHKË” është fjala që duhet të na udhëheqë në luftën kundër kancerit të gjirit. Asnjë grua nuk duhet të përballet vetëm me këtë sfidë!Nëse ke pranë dikë që po kalon këtë betejë, jepi mbështetje dhe qëndroi afër, sepse rrugëtimi drejt shërimit është më i lehtë kur e përballojmë së bashku."
"Muajin janar e nisim me mamografitë falas në qarkun e Shkodrës, si pjesë e programit tonë kombëtar që sjell këtë shërbim çdo muaj, në çdo qark të Shqipërisë.Diagnostikimi i hershëm është jetik."
"Bëni hapin sot, sepse shëndeti i grave është përgjegjësi e përbashkët. Ne jemi këtu për ju, çdo hap të rrugës."
Shprehu ministrja Koçiu në rrjete sociale në kuadër të sloganit " IA VLEN TË JETOSH"