Ambasadori i BE Gontazo takim me Kryetaren e KLP
di Redazione
10/01/2025
Ditën e djeshme Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gontazo ishte në një takim të rëndësishëm me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurisë Mirela Bogdanin.
"Një sistem gjyqësor efektiv, i përgjegjshëm dhe i pavarur mbetet kyç për të ardhmen e vendit në BE"
Shprehu ai në rrjete sociale pas takimit me kryetaren e KLP , aty ku u takuan për mbi sfidat e integrimit e Shqipërisë drejt BE.
Ai e bëri ngjarjen të ditur dhe në rrjete sociale dhe shprehur përgzimet e tij për rritjen e cilësis së një sistemi drejtësie për qytetarët.
"Dje takova znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të diskutuar mbi prioritetet dhe sfidat e Këshillit në kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht standardet për Kapitullin 23, që mbulon gjithashtu gjyqësorin dhe të drejtat themelore."
"E përgëzova KLP-në për përpjekjet e tyre për të rritur cilësinë në dhënien e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe njëkohësisht kërkova dyfishimin e këtyre përpjekjeve."
"BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në përditësimin e praktikave në përputhje me reformën e vitit 2016 dhe standardet evropiane, gjithashtu promovimin e koordinimit të ngushtë midis të gjitha institucioneve të drejtësisë,”
Articolo Precedente
Ja kush do të jenë aftësitë më të kërkuara në vitin 2030