Ansambli Folklorik “Tirana” Renditet i Katërti në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Kore
di Redazione
08/10/2024
Paraditen e sotme, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi në rrjetet sociale pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Folklorik "Cheonan World Dance Festival 2024" në Kore. Ansambli Folklorik "Tirana" arriti të kualifikohej në vendin e katërt, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion prestigjioz.
Në këtë festival morën pjesë 30 vende nga e gjithë bota, duke përfshirë shtete si Franca dhe Mongolia. Performanca e të rinjve shqiptarë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe jurisë për cilësinë dhe pasionin që shfaqën në skenë, duke e bërë vendin tonë krenar në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.
Kjo arritje është një tjetër dëshmi e talentit dhe përkushtimit të artistëve tanë të rinj në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare përtej kufijve.
Articolo Precedente
Wolf & Shark në FUTURE2TECH