Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Armand Duka merr pjesë në mbrëmjen gala të Federatës Bullgare për 100-vjetorin e themelimit

03/12/2024

Armand Duka merr pjesë në mbrëmjen gala të Federatës Bullgare për 100-vjetorin e themelimit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i pranishëm në ceremoninë jubilare “100 vite futboll bullgar”. Në mbrëmjen gala, e organizuar mbrëmë në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, u bashkuan figura të njohura të futbollit nga Europa dhe mbarë bota.

Presidenti Armand Duka përcolli urimet më të ngrohta për Federatën Bullgare me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit vlerësoi rolin e madh që Bullgaria ka luajtur në futbollin europian dhe botëror, duke nënvizuar vlerat e përbashkëta që lidhin të dy federatat në përpjekjet për avancimin e futbollit.

“100-vjetori i Federatës Bullgare të Futbollit!"

"Kënaqësi të isha pjesë e mbrëmjes gala “100 vite futboll bullgar”. Me bullgarët na bashkon historia që herët, prej tetorit 1946 kur kemi zhvilluar ndeshjen e parë. Kemi qenë dëshmitarë të suksesit të madh të Bullgarisë para 30 vitesh, kur u rendit e katërta në Botërorin “USA 1994” dhe kemi shijuar klasin e shumë lojtarëve të mëdhenj që kanë prodhuar ndër vite. Ndër vite përmes futbollit kemi ndarë vlerat e përbashkëta dhe vazhdojmë të punojmë për të ushqyer brezat e rinj me ëndrrën e madhe për të qenë futbollistë. Me rastin e 100-vjetorit, dua të përcjell urimet e mia më të mira për Presidentin e Federatës Bullgare të Futbollit, Georgi Ivanov, dhe të gjithë anëtarët e federatës” – shprehu Presidenti Duka krahas pamjeve që postoj në rrjete sociale.