Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Arratiset nga aeroporti i Rinasit, shqiptari arrestohet në Gjermani

04/12/2023

Arratiset nga aeroporti i Rinasit, shqiptari arrestohet në Gjermani

Një 29- vjeçar, me shtetësi shqiptare i ka shpëtuar policisë në Rinas.

Por, nuk ka kaluar shumë dhe ai është vënë në prangat e autoriteteve gjermane. I riu kërkohej dhe nga Italia.

Hetimi ndaj tij ka nisur vitin e kaluar, gjatë muajit Shkurt.

Në dosjen e hetimit `Tritone`, u dokumentua aftësia e një anëtari të Ndraghetës për të importuar lëndë narkotike në sasi të mëdha nga Amerika Jugore. Kishte arritur të zgjeronte aktivitetin kriminal nga komunat e Anzios dhe Anzios dhe Nettuno në komunat Rocca di Papa dhe Grottaferrata.

29-Vjeçari ishte sinjalizuar nga shteti shqiptar dhe kishte një urdhër arresti evropian.

Së fundmi, u arrit të kapej në një fluturim të ardhur nga Tirana për në Bade, ku dhe u ndalua.