Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

ARRSH : 38% e punimeve të aksit rrugor Elbasan - Qafë Thanë kanë përfunduar

09/01/2025

ARRSH : 38% e punimeve të aksit rrugor Elbasan - Qafë Thanë kanë përfunduar

Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehu se faza 1 e aksit Elbasan Qafë Thanë ka mbaruar dhe po fillojnë përgatitjet për fazen 2.

Progresi i punimeve të projektit ka arritur në 38%, duke shënuar përparime të rëndësishme në realizimin e fazave të ndryshme. Deri më tani, është përfunduar ndërtimi i nënkalimit të hekurudhës në km 9+50, ndërsa puna po vazhdon për ndërtimin e nënkalimit automobilistik dhe veprave të tjera inxhinierike.

Ndër këto vepra përfshihen tombinot rrethore dhe katrore, si dhe muret mbajtëse dhe pritëse, të cilat janë pjesë e rëndësishme e infrastrukturës së projektit. Paralelisht, po zhvillohet edhe puna për mbrojtjen lumore, e cila ka avancuar ndjeshëm, duke arritur një realizim fizik prej 95%.