Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

ARRSH u bën thirrje drejtuesve në zonën juglindore , të pajisen me zinxhirë

21/01/2025

ARRSH u bën thirrje drejtuesve në zonën juglindore , të pajisen me zinxhirë

Në orët e para të mëngjesit , sot moti është përkeqësuar në zonat veriore dhe juglindore ku është vështirësuar dhe qarkullimi i mjeteve , sidomos në qarkun e Korçës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një lajmërimi në rrjete sociale shprehu se :

"Në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terrenpo punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripësqarkullimi kryhet pa probleme"

ARRSH u bëri thirrje drejtuesëve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë drejtimit dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

"Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore."