Automotive Fair Albania: Panairi 4 ditor pushton Tiranën
di Redazione
26/10/2023
Kryeqyteti i Tiranës shquhet për organizime të shumta ku marrin pjesë qytetarët e Shqipërisë e jo vetëm. Këto ditë në Tiranë zhvillohen mjaft panaire të ndryshme. Midis tyre, Automotive Fair Albania, nis udhëtimin sot dhe do të vijojë deri më 29 Tetor.
Ngjarja e shumëpritur do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, sheshi `Nënë Tereza` dhe sheshi Italia. Do të ketë evente motosportive,autoshow,duke mbledhur në një vend gjithë të apasionuarit e botës automotive.
Ceremonia e hapjes fillon në ditën e sotme dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë kontakte të reja dhe të përfshihen thellë në event. Do të bëhet `Festival of Speed` dhe sigurisht muzika do të jetë e pranishme. Publiku i gjerë do të mund të shijojë programin e përgatitur nga organizatorët.
Automotive Fair Albania do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve në të gjithë industrinë e automotivit në Shqipëri dhe partnerëve të tjerë vendas e rajonalë, midis palëve, kompanisë, klientëve të saj, të gjithë aktorëve operativë dhe komuniteteve të tyre.
Teknologjia, inovacioni dhe lëvizshmëria e gjelbër janë vetëm disa prej shtyllave të AFA! Ngjarje të tilla ndihmojnë në promovimin e biznesit, tërheqjen e klientëve e partnerëve dhe ndezin bashkëpunime të reja!
Workshope, sfida aktuale dhe të së ardhmes, prezantime janë një pjesë e mozaikut të panairit. Argëtim për të gjitha moshat, aktivitete posaçërisht për fëmijët e shumë shumë surpriza e çmime , që do t`i zbuloni këto ditë.
Mos mungoni!
Articolo Precedente
Dita e OKB-së: Mbahet ceremonia e çmimeve SDG Business Pioneers
Articolo Successivo
Barnat kundër obezitetit/ Wall Street parashikon rritje të shitjeve