Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

AZHBR dhe Agjencia Kombëtare e Pagesave të Lituanisë (NMA) një marrëveshje së bashku

26/11/2024

AZHBR dhe Agjencia Kombëtare e Pagesave të Lituanisë (NMA) një marrëveshje së bashku

Marrëveshje Bashkëpunimi midis AZHBR-së dhe Agjencisë Kombëtare të Pagesave të Lituanisë (NMA)
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), znj. Ardita Kuçi, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Pagesave të Lituanisë (NMA), z. Fortunatas Dirgincius, së bashku me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm, z. Tomas Orlickas.

Takimi kishte në fokus shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në identifikimin dhe parandalimin e risqeve, një element thelbësor për menaxhimin e suksesshëm dhe të qëndrueshëm të fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e përafrimit të praktikave të menaxhimit të fondeve me standardet më të larta të BE-së.

Në përfundim të takimit, palët firmosën një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, duke përfshirë shkëmbimin e ekspertizës, organizimin e seminareve, trajnimeve dhe vizitave studimore.

Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve institucionale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, duke synuar administrimin efikas të fondeve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.