Balla nga Brukseli: Pasaporta europiane, njësoj të drejta për shqiptarët në gjithë BE-në
di Redazione
07/04/2025
Taulant Balla, drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, theksoi sot përfitimet e prekshme që do të sjellë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, sidomos për shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetet anëtare të BE-së.
Në një videomesazh nga Brukseli drejtuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, Taulant Balla u shpreh se pasaportës europiane do t’u hapë të rinjve shqiptarë mundësinë për të ndjekur studimet në çdo universitet në Europë, me të njëjtat tarifa si studentët vendas. Ai shtoi se anëtarësimi në BE do t’u garantojë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të punuar pa pasur nevojë për leje pune dhe për të përfituar nga sigurimet shëndetësore e shoqërore në vendin ku jetojnë.
Qytetarët pyesin shpeshherë se cilat janë disa nga përfitimet e tyre kur marrin pasaportën e Bashkimit Europian. Me pasaportën e BE-së, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë do të mund të studiojnë në çdo universitet të Europës me tarifa të njëjta sikurse studentët e tjerë europianë. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të mund të punojë pa leje pune, si dhe të përfitojë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të shtetit ku punësohet brenda Bashkimit Europian. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të përfitojë nga të njëjtat standarde të larta të mbrojtjes së të drejtave individuale para çdo institucioni të Bashkimit Europian ose çdo gjykate të vendeve anëtare,” tha Balla.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë që më 11 maj të votojnë për Partinë Socialiste dhe për Edi Ramën, duke theksuar se kjo është rruga drejt një Shqipërie europiane.
“Me pasaportën e BE-së, çdo ambasadë e Bashkimit Europian të vjen në ndihmë kudo që të ndodhesh, nëse nuk ke pranë një ambasadë shqiptare. Pra, më 11 maj, voto Partia Socialiste, voto Edi Rama, voto numrin 5”, bëri thirrje Balla.
Articolo Precedente
8 Prilli -Dita ndërkombëtare e Romëve