Balla pret Raportuesin e Parlamentit Europian në Kryeminstri
di Redazione
29/01/2025
Ministri i Shtetit Taulant Balla, priti sot në Tiranë raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Gjatë takimit, Balla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Parlamentin Europian dhe vlerësoi hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërmarrë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Schieder, eurodeputet austriak nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, shprehu mbështetjen e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe inkurajoi vazhdimin e reformave kyçe në vend.
"Kryeministri ,Bisedë me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë mikun tim të vjetër Andreas Schieder, mbi procesin e integrimit europian dhe sfidat përpara drejt Shqipërisë 2023"
"Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, me hapjen e dy grupkapitujve dhe angazhimin e palëkundur për reformat e nevojshme. Objektivi ynë ambicioz është të avancojmë më tej deri në fund të vitit 2025, duke hapur grupkapitujt e mbetur dhe duke përmbushur kriteret e përcaktuara.", shprehu Balla në postimin e tij.