Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Balla takon kreun e SYRIZA-s: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri, faktorë kyç në forcimin e marrëdhënieve

31/01/2025

Balla takon kreun e SYRIZA-s: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri, faktorë kyç në forcimin e marrëdhënieve

Takimi mes Ministrit të Shtetit, Taulant Balla, dhe Kryetarit të SYRIZA-s, Sokratis Famellos, së bashku me deputetë të Parlamentit të Greqisë, rikonfirmoi marrëdhëniet e forta dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve . U vlerësua mbështetja e Greqisë në rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa u theksua roli i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri si ura lidhëse për forcimin e miqësisë dypalëshe. Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për të mbështetur angazhimet në favor të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes dy vendeve.

"Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta lidhëse në forcimin e miqësisë sonë. Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona" , shkruajti Balla në rrjete sociale.