Balluku: Korridori 8 bëhet pjesë e rrjetit të korridoreve evropiane, punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë po avancojnë
di Redazione
10/12/2024
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoj punimet e lotit 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë të korridorit 8.
Ministrja shprehu se ky korridor është një projekt ndërkufitar dhe po ashtu pjesë e një proekti evropian.
Balluku njoftoi se, ndërkohë që po realizohet ndërtimi i pjesës shqiptare të Korridorit 8, po zhvillohet ndërtimi edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut, për t’u lidhur në urën e Bushtricës, e cila do të shërbejë si një pikë e re kufitare.
“Në 3 nga këto 8 lote që janë të hapura në të gjithë segmentin nga Fushë Labinoti deri në urën e Bushtricës, në 3 lote punimet janë të avancuara për shkak se i përkasin fazës së parë. Këtu kemi një urë shumë komplekse, e cila tani duhet të ecë shpejt”, shprehu ajo.
Momentalisht në kantier janë dhe 2 ura që do të lidhen me tunelin e lotit 5.
“Bëhet fjalë për dy ura të ndara që lidhen me lotin 5 të Korridorit 8, ku ka filluar ndërtimi i tunelit. Për të gjitha projektet kur fillon zbatimi, duke u futur në terren, fillojmë edhe përmes Këshillit Teknik bëjmë modifikimin sa më të mirë e më efiçent të gjithë projektit”
Sipas saj, Porti i Porto Romanos, Aeroporti i Vlorës dhe Korridori 8 janë projekte të rëndësishme që mund të shërbejnë gjithashtu si baza për studime.
"E gjithë kjo vepër ashtu sikundër edhe vepra tjetër që do të realizohet nga Elbasani në vazhdim në Lekaj të Rrogozhinës ndjekin kryesisht shtratin e Shkumbinit. Ndaj në disa zona ne kemi totalisht trase të re, me ura, ndërsa në disa zona është përdorur edhe traseja ekzistuese, por kemi bërë edhe mbrojtjen lumore”.
Articolo Precedente
SORA: Një platformë e re e Inteligjencës Artificiale për përdoruesit e ChatGPT