Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Balluku ndan pamje nga loti 7 , "Gati brenda vitit"

27/11/2024

Balluku ndan pamje nga loti 7 ,

Minstrja Balluku ishte sot në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës e cila inspektoj mbarëvajtjen e punimeve , ajo ishte nën shoqërinë e Gentjan Gjylit , drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Ky proces është relativisht i shpejtë, nuk do na marrë shumë kohë për përfundimin e të gjithë shtresave asfaltike, ndërkohë po vijojmë dhe me elementët e tjerë si vendosja e barrierave kundër zhurmës në këtë seksion rrugor” , tha drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ministjra Balluku shprehu se punimet kanë ecur me ritme të shpejta gjatë verës , në menyrë të mos ketë pengesa nga shirat dhe problemet klimaterike që mund të sjelli sitna e dimri.

“Rëndësi ka që të gjitha lotet të jenë të gatshme për akses të automjeteve, duke pasur të përfunduar edhe pjesën e sinjalistikës, edhe pjesën e barrierave të zhurmës dhe gjithçka tjetër e cila është e domosdoshme. Pa dyshim do të ngelen detaje të vogla të cilat ne do të vazhdojmë që ti plotësojmë, por e gjithë kjo pjesa e paketës së madhe duhet të jetë e përfunduar për datën 31 dhjetor që gjithë kjo unazë tashmë të lidhet, duke pasur parasysh që kemi pasur një progres të mirë edhe në pjesën e “Pallatit me Shigjeta”, aty ku janë nyjet lidhëse dhe ajo është një nga nyjet më të rëndësishme” theksoj ajo.