Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Balluku: Rënia e konsumit të energjisë elektrike - Politikat kanë dhënë rezultatet e para 

31/08/2023

Balluku: Rënia e konsumit të energjisë elektrike - Politikat kanë dhënë rezultatet e para 

“Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e diversifikimit të burimeve energjetike. Gjithashtu politikat tona të efiçencës energjetike , kanë dhënë rezultatet e para”, është shprehur kështu ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ajo gjithashtu sqaron se si rënia e konsumit ka të bëjë me 2 fakte optimiste për vendin tonë me të cilat duhet të krenohemi.

Mbi 120 MWH të instaluara për vetë konsum nga biznese dhe abonentë familjarë. Mjafton të kujtojmë mbështetjen që Qeveria Shqiptare i jep secilit prej këtyre dy grupeve, nga panelet për ngrohjen e ujit dhe deri tek 500 kw e shkëmbimit.  Arsyeja e dytë është pa diskutim meritë e punës së palodhur të punonjësve të OSHEE.  Ulje e humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes” sqaron Balluku në një postim në media sociale.

Sipas ministres, arritjet e targeteve duhen vlerësuar e sektorit duhet t’i njihet progresi i jashtëzakonshëm.