Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Bashkëpunimi në Industrinë e Mbrojtjes, ministri Vengu takim me zyrtarin francez të mbrojtjes

03/02/2025

Bashkëpunimi në Industrinë e Mbrojtjes, ministri Vengu takim me zyrtarin francez të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi një takim në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës me gjeneral brigade Emeric Wininger, drejtorin e DGA për Evropën Qendrore, Lindore dhe Amerikën Latine. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit në Industrinë e Mbrojtjes, duke eksploruar mundësitë për shkëmbim ekspertize dhe zbatimin e praktikave më të mira për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për të thelluar bashkëpunimin me kompanitë franceze të mbrojtjes, duke synuar krijimin e një partneriteti afatgjatë që mund të kontribuojë në zhvillimin e prodhimit të brendshëm të Industrisë së Mbrojtjes në Shqipëri.

Gjatë takimit, u shkëmbyen gjithashtu mendime mbi prioritetet kryesore të Forcave të Armatosura, bazuar në Planin Afatgjatë të Zhvillimit 2024-2033. Në kuadër të kësaj marrëdhënieje, një ekip shqiptar pritet të vizitojë Francën për të njohur nga afër pajisjet dhe sistemet e mbrojtjes që përdoren nga forcat franceze, duke synuar shkëmbimin e eksperiencës dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.