Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Belinda Balluku inspektim në Lotin 1 të unazës së madhe të Tiranës : Është gati në 31 dhjetor

19/12/2024

Belinda Balluku inspektim në Lotin 1 të unazës së madhe të Tiranës : Është gati në 31 dhjetor

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vizituar Lotin 1 të Unazës së Madhe. Ajo theksoi se, pavarësisht se punimet po afrojnë drejt përfundimit, kjo zonë ka përfaqësuar një sfidë të veçantë për projektin. Gjatë vizitës, Balluku ripohoi angazhimin për përfundimin dhe dorëzimin e këtij segmenti deri më 31 dhjetor.

“Kjo është pjesa më e komplikuar, për shkak të zonës së banuar përreth dhe një pjese ujore në zonë që ka pasur nevojë për ndërhyrje. Këtu kemi pasur edhe rrugë dytësore që kanë qenë sfidë për projektin”

“Nuk na ka ndihmuar moti. Na krijon problematikë lagështira, një sfidë tjetër që shpresoj se do të zgjidhet. Ne i qëndrojmë objektivit për ta dorëzuar deri në 31 dhjetor. Sot kantieret janë të gjitha në kulmin e punës. Disa janë duke u marrë me detaje përfundimtare, disa kanë ende volume, por këtu punohet 24 orë në 24”, shprehu Balluku.