Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Besmir Hysa u zgjodh sot drejtori i EKB

05/11/2024

Besmir Hysa u zgjodh sot drejtori i EKB

Pas daljes në pension të Z.Stefan Çipa i cili ishte drejtori i "Entit Kombëtar të Banesave", u zvendësua nga z.Besmir Hysa paraditen e sotme.

Besmiri ka përfunduar studimet e tij të larta në Arkitekturë në Universitetin Amerikan në Qipron e Veriut. Gjatë këtyre viteve, ai ka marrë pjesë në një numër trajnimesh në vend dhe jashtë, të fokusuar në menaxhim, planifikim dhe lidership.

Që nga gushti i vitit 2024, ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar (me komandë), duke luajtur një rol kyç në zbatimin e fazës së parë të restaurimit të këtij muzeu.

Para kësaj pozite, ai ka punuar si Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit - MEKI, duke kontribuar në një sërë procesesh të rëndësishme.

Që nga tetori i vitit 2018, ai ka mbajtur postin e Administratorit të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë sh.a, një institucion nën varësinë e ish-Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Gjatë drejtimit të kësaj shoqërie, performanca e saj financiare, e cila ishte problematike, arriti të jetë ndër më të mirat në krahasim me shoqëritë e tjera në varësi të shtetit shqiptar. Po ashtu, gjatë këtyre viteve u përmirësua teknologjia dhe hapësira e veprimit të kësaj shoqërie, duke përfshirë kalimin e shtypjes dhe realizimit të pullave fiskale në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë sh.a.

Që nga gushti i vitit 2016, ai i është bashkuar Bashkisë Tiranë si koordinator për zbatimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit. Një nga arritjet më të rëndësishme gjatë këtij mandati është ndjekja dhe realizimi me sukses i bulevardit të ri të Tiranës, unazës së vogël dhe një sërë projektesh të tjera.

Që nga shkurti i vitit 2014, ai iu bashkua Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale si Drejtues i Sektorit të Terrenit dhe Sektorit të Hartografisë. Gjatë kësaj periudhe, arriti të realizojë për herë të parë hapjen e zyrës së Legalizimeve në qytetin e Kamzës, si dhe të realizojë një numër të konsiderueshëm legalizimesh në këtë bashki.