Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

BSH : “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”

13/11/2024

BSH : “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”

Sot u zhvillua Konferenca “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së” e cila u organizua nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqatën Shqipëtare të Bankave.

E marrë përsipër nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko dhe Presidenti i Shoqatës Shqipëtare të Bankave , në këtë konferenc marrin pjesë drejtues të lartë të bankave qëndrore , trupa diplomatik të akredituar në Tiranë , përfaqësues nga institucioneve financiare ndërkombëtare , Banka Botërore , Fondi Monetar Ndërkombëtar , Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po ashtu dhe përfaqësues të mediave.

Kjo konferencë u zhvillua nga në kuadër të 25-vjetorit të krijimit të Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi se fokusi kryesor për vitin 2024 do të mbetet "dhënia e dritës jeshile" për fillimin e procesit të negociatave zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që do të nisë në muajin tetor. Ky proces, si një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian, do të përbëjë një pikë kyçe në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Në përfundim të fjalës së tij, Guvernatori Sejko theksoi se procesi i integrimit evropian do të sjellë jo vetëm sfida, por edhe mundësi të mëdha për sektorin bankar shqiptar. Lëvizja e lirë e kapitalit do të nënkuptojë një përballje të drejtpërdrejtë me konkurrencën e sektorit bankar evropian, çka do të ketë ndikim të rëndësishëm në modelet e biznesit dhe marzhet e fitimit. Ai theksoi se industria bankare duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat e këtyre ndryshimeve dhe të marrë masat e nevojshme për t’u përballur me to. Guvernatori gjithashtu shprehu besimin se Shoqata Shqiptare e Bankave do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në zhvillimin dhe konvergjencën e këtij sektori.