Bujtinat më të mira në Tiranë për t`u vizituar në dhjetor
di Redazione
13/04/2024
Tirana dhe zonat periferike ofrojnë destinacione të këndshme me ushqime dhe hapësira komode për t`u vizituar në muajin dhjetor. Këto janë tre bujtinat më të mira ku mund të shijoni dimrin.
Bujtina Tomadhe
Pas malit të Dajtit, simbol i Tiranës, shtrihet një luginë që ndodhet jo shumë larg nga kryeqyteti i zhurmshëm, saqë është e vështirë të besosh se ajo gjendet vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti. Një rrugë me kthesa kalon përmes malin, mbi qafën e Priskës dhe në drejtim të fshatit Shëngjergj.
Bujtina e ka marrë emrin nga emri historik i zonës. Sipas njërit version,Tomadhe ka ardhur si emër nga togfjalëshi “toka e madhe”, që do të thotë tokë e gjerë, ndërsa një burim tjetër shpjegon se kuptimi rrjedh nga “Toma-dhè”, toka e Tomës, nga një sundimtar lokal ose zot feudal i kohës. Një tjetër shpjegim është se emri rrjedh nga emri i Perëndeshës së Burimeve të Ujit, pasi zona është e pasur me burime natyrore të ujit.
Për pushuesit që duan të kalojnë kohën në mënyrë më aktive, përveçse të lahen pranë pishinës ose të pinë çaj të ftohtë në kopsht, zona përreth është e përshtatshme për shëtitje. Bujtina ka edhe dy biçikleta malore, të cilat mund të merren me qera.
Aventurierët mund t’i ngjiten Malit me Gropa, i cili është pjesë e peizazhit të mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”, ose të bëjnë një udhëtim për në Bizë, Urë, ose në një tjetër fshat përreth. Kur kthehesh në bujtinë, pas një dite plot ngjarje dhe aktivitete, relaksohesh dhe shijon skarën, ulur përreth zjarrit të kampit në kopsht. Bujtina Tomadhe është padyshim një vend mahnitës, në një mjedis shumë piktoresk dhe rural.
Bujtina Mera
Si një zonjë shtëpie Besa Mera gjithmonë është kujdesur që të gjithë të kishin në dispozicion ushqimet më të freskëta, më të mira dhe me vlera ushqyese më të larta! Ajo gjithmonë ka patur një intuitë të veçantë për bashkimin e ingedientëve të ndryshëm në mënyrë që të gjitha së bashku të vinin të shijshme dhe me funksione ushqyese të larta!
Kjo sjellje ka vazhduar gjatë çdo faze të jetës së saj dhe ishte ky fokus në detaje që gjithmonë e më tepër rriti brenda saj vizionin për të krijuar një bujtinë! Bujtina Mera ishte vizioni i kësaj zonje për të bashkuar cilësinë, freskinë dhe dashurinë për t’ia vendosur në pozicion të gjithë atyre që ndajnë të njëjtat vlera! Por një bujtinë e mirë nuk do të kishte kuptim nëse bashkë me ushqimin nuk do të ishte edhe ambienti që do të mimetizonte origjinën. Petrela si një vend i cili bashkon të gjelbrën, ajrin e pastër dhe pamje piktoreske, të cilat janë korniza më e bukur që mund t’i vendosnin tablosë kryesore: ushqimit.
Prodhimtaria organike mbështet shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë gjallesave – dheut, bimës, kafshëve, njeriut dhe planetit. Ushqimet organike prodhohen pa përdorimin e hormoneve shtazore, OMGJ e substancave toksike. Këto prodhime nuk i ekspozohen rrezatimit dhe nuk përmbajnë mbetje të antibiotikëve dhe barërave veterinare.
Te Stela Resort
Te Stela Resort e nisi udhëtimin në fillim të vitit 2009 me një premtim ambicioz dhe shumë të rëndësishëm: të jepte kontributin në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Shqipëri.
Përtej modestisë, “Te Stela Resort” është bërë një strukturë popullore dhe e dashur jo vetëm në Shqipëri dhe rajon, por në mbarë botën. Është krijuar një resort i vërtetë duke ofruar shërbime të standardeve më të larta duke përfshirë hotelin, restorantin, barin, Spa-në, Qendrën Sportive, evente, konferenca, pishinë verore etj.
Është kthyer në një vend shumë të rëndësishëm për akomodimin e të huajve. Marka “Te Stela Resort” njihet ndërkombëtarisht si një destinacion turistik dhe një portë e rëndësishme për turizmin ballkanik.
Articolo Precedente
Qëndrimi i përhershëm ulur në zyrë: Efektet në shëndet dhe rekomandimet për përmirësim
Articolo Successivo
Herpes i lëkurës: Çfarë është?