Buxheti i 2024/ Parashikohen më pak financime për fermerët
di Redazione
03/11/2023
Sektori i bujqësisë do të marrë së paku 9% më pak financime se plani i këtij viti sipas parashikimit në buxhetin e vitit 2024. Emigracioni dhe lëvizjet e vazhdueshme kanë bërë që fshatrat të boshatisen. Nga ana e Ministrisë së Bujqësisë pritet rritja e numrit të të punësuarve në këtë sektor në 568 000 në vitin 2026.
Buxheti bujqësor në Shqipëri dhe rajon
Sektori i Bujqësisë u financua me 0.19% të PBB përgjatë viteve 2020-2021. Sipas Bankës Botërore, ky nivel është më i ulëti në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Duke krahasuar me vendet e BE-së në të njëjtën kohë që e financuan me 0.3% të PBB, ato të rajonit dhe këtu përmendet: Serbia,Maqedonia e Kosova me norma të larta financimi .
Shqipëria vihet në dukje për nivelin e ulët mbështetjeje për bujqësinë,edhe pse ky sektor zë peshën më të madhe të PBB.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve publike që i jepen në Ballkan përdoren për pagesa direkte.
Por në vende të tjera, ato fqinje: Kosovë, Serbi,Bosnje-Hercegovinë këtë peshë ,të fermave e zë prodhimi blegtoral ose inputet.
Krahasimisht në Shqipëri, më shumë se 70% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët.
Projektbuxheti 2024
Të dhënat në projektbuxhetin 2024 tregojnë se fondet totale për Ministrinë e Bujqësisë do të jenë 14,1 miliardë lekë në 2024, nga 15,6 miliardë lekë që janë për vitin 2023.
Ka reduktime të mëdha të fondeve për fermerët dhe zhvillimin rural. Masat mbështetëse të prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural do të jenë 7,1 miliardë lekë nga 10 miliardë lekë, duke pësuar kështu një ulje goxha të madhe.
Kjo është një goditje për bujqësinë, në një kohë që edhe Bashkimi i Europian ka bllokuar fondet nga programi IPARD për shkak të korrupsionit të zbuluar me ndarjen e fondeve në vendin tonë.
Në një kohë që qeveria ka ulur financimin për bujqësinë pret që sektori të ketë rritje me 2.8% dhe punësimi të rritet me tej në dy vitet e ardhshëm.
Articolo Precedente
Ja Si Mund të Keni Rezultate në Palestër Për Një Trup Sa Më Të Shëndetshëm