Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Celibashi takon Kruk dhe Braszcuynski: Rritja e transparencës së fushatës zgjedhore në rrjetet sociale

17/04/2025

Celibashi takon Kruk dhe Braszcuynski: Rritja e transparencës së fushatës zgjedhore në rrjetet sociale

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim me Kateryna Kruk, drejtuese rajonale e politikave publike për Europën Qendrore dhe Lindore në kompaninë META, si dhe me Oskar Braszcuynski, partner për çështjet e qeverisjes dhe ndikimit social.

Sipas njoftimit të KQZ-së, takimi kishte për qëllim diskutimin mbi zhvillimin e fushatës zgjedhore në rrjetet sociale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si dhe prezantimin e masave të ndërmarra nga Meta për të garantuar transparencën e përmbajtjeve propagandistike.

“Diskutuam bashkëpunimin për monitorimin e reklamave politike, respektimin e heshtjes zgjedhore dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes, me qëllim rritjen e transparencës së shpenzimeve të fushatës dhe respektimin e ligjit zgjedhor shqiptar” - shprehu Celibashi në rrjetet sociale.