Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Çertifikohen 52.5 mln fidanë gjatë vitit 2024 , 18.5% më shumë se në 2023

20/01/2025

Çertifikohen 52.5 mln fidanë gjatë vitit 2024 , 18.5% më shumë se në 2023

Ekipet Specialistë të Entit të Farave dhe Fidanëve janë të angazhuar çdo ditë në terren për të certifikuar fidanët perimore gjatë sezonit të ri të mbjelljes në sera.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi se gjatë vitit 2024 janë certifikuar mbi 52,5 milionë fidanë nga ky institucion.

Sipas Denaj, ky proces është thelbësor për garantimin e sigurisë ushqimore, duke siguruar prodhime bujqësore cilësore dhe të shëndetshme për konsumatorët.

18.4% më shumë fidanë të certifikuar gjatë 2024, krahasuar me një vit më parë!

"Fidanët e certifikuar nga Enti Shtetëror i Fara dhe Fidanëve janë të rëndësishëm për një bujqësi të qëndrueshme dhe me rendiment të lartë."

"Përmes tyre sigurohet cilësia e prodhimeve bujqësore, eleminohet risku i dëmeve në vjelje dhe korrje dhe rritet konkurueshmëria e fermerëve shqiptarë në tregjet vendase dhe ndërkombëtare, duke sjellë më shumë fitim për fermerët."