Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Çmimi naftës në rritje , shtohet me 4%

22/11/2024

Çmimi naftës në rritje , shtohet me 4%

Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje prej mbi 4%, ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po thellohen, me presidentin rus Vladimir Putin duke paralajmëruar për rrezikun e një konflikti global.

Nafta në bursën Amerikane pati një rritje me rreth 0.34% , 70.44 dollarë , në bursën e Londrës u rrit me 17 cent , ose 0.32% pra 74.55 dollarë.

Sipas ekspertëve, çmimi i naftës mund të arrijë rreth 85 dollarë për fuçi gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Disa analistë parashikojnë një tjetër rritje javën e ardhshme, e cila pritet të ndikojë negativisht si në naftën e papërpunuar, ashtu edhe në produktet kryesore.

Ndërkohë, Kina, si importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, njoftoi të enjten masa të reja politike për të stimuluar tregtinë. Këto masa përfshijnë mbështetje për importet e produkteve energjetike, në një kohë kur shqetësimet për kërcënimet e ish-presidentit Trump për vendosjen e tarifave po shtohen.