Culturalb, projekti që synon të promovojë kulturën shqiptare në gjithë botën.
di Redazione
01/04/2025
Blendi Gonxhja, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka shpallur nëpër rrjetet sociale iniciativën e fundit për të promovuar trashëgiminë shqiptare në nivel global. Projekti, me titullin “Culturalb – Kultura Shqiptare Nëpër Kontinente”, synon të sjellë artin, traditat dhe krijimtarinë kombëtare në skenën ndërkombëtare.
“Culturalb” është nisma zyrtare e qeverisë shqiptare që synon të çojë në qytete të ndryshme të botës, kulturën shqiptare, përmes një kalendari të pasur me ekspozita, shfaqje, diskutime etj."
"Këto ngjarje kulturore do të përfshijnë etnografinë, kinemanë, letërsinë, fotografinë, muzikën, dizajnin e historinë. Arti shqiptar do të udhëtojë në Greqi, Hungari, Itali, Gjermani, Spanjë, Angli, Zvicër, SHBA, Gjermani etj."
“Trashëgimia dhe krijimtaria bashkëkohore shqiptare meritojnë të jenë pjesë e dialogut kulturor ndërkombëtar. Me Culturalb, kultura shqiptare udhëton, bashkëbisedon dhe ndërvepron. Me Culturalb, arti dhe kultura shqiptare nuk kanë kufij” , shprehu ministri Gonxhja në rrjete sociale.
Articolo Precedente
Manastirliu takon homologen greke, diskutohen çështje të arsimit të lartë
Articolo Successivo
Presidenti Begaj uron për 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO