Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

“Defender Europe 25” – Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë përmbyll stërvitjen shumëdisiplinore

14/04/2025

“Defender Europe 25” – Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë përmbyll stërvitjen shumëdisiplinore

Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë ka përmbyllur me sukses stërvitjen shumëdisiplinore të “Defender Europe 25”.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga veprimtaria e Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, që ishte pjesë aktive e kësaj stërvitjeje të gjerë ushtarake.

“Grup-Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë përmbylli me sukses stërvitjen me stacione në kuadër të ‘Defender Europe 25’,” u shpreh ministri Vengu.
Forcat ushtarake shqiptare po marrin pjesë në “Defender Europe 2025”, stërvitjen më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor.