Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Denaj: Garancia Sovrane zgjeron mundësitë e financimit për sektorin e bujqësisë

06/02/2025

Denaj: Garancia Sovrane zgjeron mundësitë e financimit për sektorin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, dhe Ministrin e Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Banka e Shqipërisë, ku u trajtuan mundësitë për rritjen e aksesit në financim për sektorin bujqësor.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm drejtues të bankave dhe përfaqësues të organizatave të biznesit të përfshira në bujqësi, u prezantua skema e re e Garancisë Sovrane, një iniciativë e cila synon të lehtësojë financimin për fermerët dhe bizneset bujqësore.

“Bujqësia shqiptare ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Eksportet tona janë rritur me mbi 10% çdo vit, duke arritur në 471 mijë ton dhe një vlerë prej mbi 53 milionë euro në fund të vitit 2024. Vetëm në vitin e fundit kemi një rritje në sasi me gati 21% krahasuar me vitin 2023, kryesisht në vendet e BE-së, duke synuar jo vetëm tregje elitare, por përtej këtyre tregjeve edhe numrin e konsiderueshëm rreth 30 tregje ku produktet tona shqiptare tregtohen”