Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Denaj : Matrikullimi falas ul kostot për çdo fermë dhe garanton siguri ushqimore maksimale

22/01/2025

Denaj : Matrikullimi falas ul kostot për çdo fermë dhe garanton siguri ushqimore maksimale

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vazhdon punën për matrikullimin e kafshëve , ku gjatë gjithë vitit 2024 janë kryer 616 501 matrikullime , duke u vënë re se se ishin 124 913 matrikullime më tepër se në vitin 2023.

Denaj shprehu se matrikullimet falas në çdo fermë blegtoriale është një mbështetje e qeverisë e cila ul kostot dhe garanton sigurinë ushqimore dhe gjithashtu procesi do të vazhdoj dhe përgjat 2025.

"Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vijon me matrikullimin e kafshëve, ku vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer 616 501 matrikullime, duke reflektuar një rritje me 124 913 matrikullime më shumë se një vit më parë."

"Matrikullimet falas në çdo fermë blegtorale si një mbështetje direkte e qeverisë që ul kostot dhe garanton sigurinë ushqimore, do të vijojnë edhe përgjatë 2025 për një sektor më të fortë dhe konkurrues drejt vizionit."