Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Denaj në takim të 16-të të Nënkomitetit të “Bujqësisë, Peshkimit dhe Akuakulturës”

03/12/2024

Denaj në takim të 16-të të Nënkomitetit të “Bujqësisë, Peshkimit dhe Akuakulturës”

Në takimin e 16-të të Nënkomitetit për “Bujqësinë, Peshkimin dhe Akuakulturën” mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, u shqyrtua progresi në zbatimin e kapitujve 11, 12 dhe 13 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Diskutimet u përqendruan në hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për përafrimin me acquis të BE-së dhe përmirësimin e politikave në sektorët e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe akuakulturës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe zbatimit të standardeve evropiane në sektorët strategjikë.

Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon me përkushtim dhe profesionalizëm procesin e përafrimit të politikave kombëtare me standardet e Bashkimit Evropian. Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm në trajektoren e re që Shqipëria ka ndërmarrë me hapjen e negociatave për grupkapitullin e parë.

Puna e palodhshme e ekipit synon jo vetëm zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por edhe krijimin e një baze solide për zhvillimin e sektorëve kyç të bujqësisë dhe akuakulturës, në përputhje me kërkesat dhe standardet evropiane.

"Theksova arritjet dhe pikat kyçe në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vizionin e përbashkët Bujqësia2023.", shprehu ajo.