Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Dhjetori erdhi, aktivitetet që nisin këtë muaj në Tiranë

01/12/2023

Dhjetori erdhi, aktivitetet që nisin këtë muaj në Tiranë

Muaji dhjetor është këtu dhe sigurisht Tirana ka rezervuar evente speciale për ta mbaruar mbarë 2023.

Projekti “Shoot for Inclusion” zbatohet në kuadër të iniciativës rajonale të agjencive të Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”, e cila financohet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Paqen. Në Shqipëri kjo iniciativë zbatohet nga zyrat lokale të UNDP dhe UNFPA Albania. Ka si qëllim angazhimin e të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale në aktivitete sportive, në ekipe gjithëpërfshirëse, duke mundësuar një mjedis sportiv pa diskriminim, larg gjuhës së urrejtjes dhe shprehjes së dhunës.

Turneu kombëtar do të mbahet të premten 1 Dhjetor 2023 tek Parku Olimpik, Salla “Feti Borova”, 17:00-19:00. Turneu rajonal të shtunën 2 Dhjetor 2023, 17:00-19:00 dhe të dielën 3 Dhjetor 2023 po tek Parku Olimpik, Salla “Feti Borova” në orën 10:00-12:00 .

Art dhe kulturë

Më datë 2 dhjetor, në orën 11:00 pranë `Teatri Metropol`, njihuni me historinë e ndjeshme të rivalitetit mes motrave në botën e Imelda Baglady.

Eldamina dhe Madelina, dy motra në një udhëtim emocionesh dhe dashurie. Eldamina, e madhja, adhuron të kërcejë si Hirushja, madje mbajti edhe këpucët e famshme prej qelqi! Por gëzimi i saj hijezohet nga xhelozia ndaj motrës së saj të vogël. Ndërsa Imelda Baglady, me një karakter unik, përcjell rrëfimin, duke ndërtuar histori rreth objekteve të saj të dashura, përfshirë një palë këpucë të veçanta, pretenduar se janë nga Hirushja. Në një moment zemërimi, Eldamina hedh këpucët e çmuara në liqen, duke shkaktuar ngjarje që ndryshojnë jetën e familjes së tyre. Udhëtimi i Eldaminës për të gjetur këpucët çon në një realizim emocionues të dashurisë për motrën e saj të vogël, duke ia dhuruar në fund këpucët e Hirushes.

Pas pritjes së ekipit shqiptar në Leçe më 7 dhe 8 tetor me rastin e festivalit “A vele spiegate”, Tirana do të presë artistët e Leçes në datat 2 dhe 3 dhjetor. Kryeqyteti shqiptar do të presë një grup artistësh që do të përfaqësojnë artin dhe kulturën e periferisë së Leçes përtej Adriatikut. Reperët, shkrimtarët dhe DJ-të do të takohen në emër të kontaminimit kulturor.

Aktiviteti muzikor do të mbahet në qendrën kulturore “Qendra e Artit Agimi”, ora 19:00.

Dhjetori do të dhurojë shumë surpriza për këdo që jeton dhe viziton Tiranën.

Festoni së bashku!