Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Diabeti: Kryetari i bashkisë thirrje qytetarëve t`i angazhojnë fëmijët në aktivitete sportive

14/11/2023

Diabeti: Kryetari i bashkisë thirrje qytetarëve t`i angazhojnë fëmijët në aktivitete sportive

14 Nëntori shënon ditën botërore të diabetit dhe kryevashkiaku Erion Veliaj, ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë prindërit e qytetarët e Tiranës. Ai u bën thirrje atyre të mos e neglizhojnë sëmundjen e diabetit dhe ta trajtojnë atë me rëndësinë e duhur.

Kjo ditë është për ndërgjegjësim dhe si kujtesë e shëndetit, të kthehet vëmendja tek kujdesi për veten e sidomos për fëmijët. Veliaj sugjeroi aktivitetet sportive si kurë për parandalimin e sëmundjes së diabetit, por edhe shëndetit fizik në tërësi. Theksoi rëndësinë e marrjes pjesë në sport dhe kontrolleve shëndetësore.

Muaji nëntor mban peshën si muaji i kontrollit për diabetin dhe ndërlikimet në shëndet që passjell. Në ditën botërore të diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë“pandemi” të re globale. 14 Nëntori, është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting që me Charles, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit Insulinën e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

Rutina shpesh na bën që ta neglizhojmë veten dhe të harrojmë që moskujdesi sjell pasoja të rënda më vonë.

“Ftesa ime për prindërit është që të regjistrojnë fëmijët në kurse sportive, angazhojini me aktivitetet fizike, me sport. Na ka dhënë Zoti këtë kohë pranverore edhe në mes të nëntorit. Nuk kemi asnjë justifikim”, - tha Erion Veliaj.